Vdes ish-ushtari i UÇK-së, u gjet i plagosur me armë zjarri - Gazeta Express
string(58) "vdes-ish-ushtari-i-uck-se-u-gjet-i-plagosur-me-arme-zjarri"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 12:11

Vdes ish-ushtari i UÇK-së, u gjet i plagosur me armë zjarri

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 12:11

Ka ndërruar jetë Fatmir Olluri, 52-vjeçar nga Dobraja e Madhe e Lipjanit dhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi u plagos me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ndodhi mbrëmjen e 4 gushtit në Lipjan, ku Olluri u gjet i plagosur me armë zjarri. Ai fillimisht u dërgua për trajtim në QKUK, ndërsa pistoleta me dy fishekë u sekuestrua nga policia.

Policia njoftoi se më 5 gusht, rreth orës 18:45, 52-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Me urdhër të prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti tashmë po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.

Lajmi për vdekjen e tij ka ngjallur reagime të shumta. Dega e PDK-së në Lipjan, përmes kryetarit Shukri Buja, shprehu ngushëllime për familjen Olluri, duke kujtuar se Fatmir Olluri ishte kthyer vullnetarisht nga Gjermania për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së gjatë luftës çlirimtare dhe më pas kishte vazhduar angazhimin e tij në jetën publike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement