Hamza pas ndërprerjes së seancës: Sjellje e papërgjegjshme - s’ka më takime me VV’në, janë pa përmbajtje - Gazeta Express
string(98) "hamza-pas-nderprerjes-se-seances-sjellje-e-papergjegjshme-ska-me-takime-me-vvne-jane-pa-permbajtje"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 11:55

Hamza pas ndërprerjes së seancës: Sjellje e papërgjegjshme – s’ka më takime me VV’në, janë pa përmbajtje

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 11:55

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, e ka cilësuar si sjellje të papërgjegjshme ndërprerjen e seancës konstituive.

Hamza ka thënë se vendi e qytetarët po dëmtohen nga vakumi dhe mungesa e institucioneve, duke shtuar se ai s’do të takohet më me liderin e VV’së, Albin Kurtin.

‘’Siç mund me vërejt kjo është shenj e mungesës së seriozitetit përgjegjësisë nga partia që ka fitu numrin më të madh të ulëseve. Shihet që vazhdojnë sjelljet e tyre të papërgjegjshme në raport me institucionet. Thirret seanca thuajse në ditën e fundit, që të kemi konstituimin, dhe në fund, dalin mbajnë fjalime politike, abuzojnë me pozitën e kryesuesit, në vend që të propozojnë emër, e shtyjnë propozimin e emrit për kryetar të Kuvendi, dhe nuk konstituohet. Kosova vazhdon me mungesë dhe vakum institucional, kjo e dëmton vendin, qytetarët. Sjellje të papërgjegjshme duhet të përfundojnë, dhe vendit duhet me i dhanë institucione, dhe përgjegjësia i takon VV’së. Takim pa përmbajtje, pa produkt, pa rezultat, s’kemi nevojë të takohemi. Në mungesë të një vizioni të një projekti që me i dhanë vendit institucione, mungesë të një oferte, kemi deklaru rolin tonë. Vendimi i Kushtetueses, është i qartë Kuvendi duhet të konstituohet në afatin 30 ditë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore’’, ka thënë Hamza, përcjell Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement