Tahiri: Logjikë autoritare, Kurti do që t'i marrë të tri pushtetet, por ne nuk do të lodhemi - Gazeta Express
string(88) "tahiri-logjike-autoritare-kurti-do-qe-ti-marre-te-tri-pushtetet-por-ne-nuk-do-te-lodhemi"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 12:00

Tahiri: Logjikë autoritare, Kurti do që t’i marrë të tri pushtetet, por ne nuk do të lodhemi

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 12:00

Besnik Tahiri nga Aleanca tha se kemi të bëjmë me “logjikë autoritare” nga kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi ai nuk propozoi kandidat për kryeparlamentar, por kërkoi kohë shtesë.

Tahiri tha në një konferencë për media se “nuk kemi të bëjmë me një problem kushtetues”.

“Këtu ka problem me një logjikë autoritare për me mujtë i marrë të tri pushtetet: Presidentin, Qeverinë dhe Kuvendin”, tha ai.

“S’ka krizë kushtetuese. Sikur loti është e pastër dhe situata është jashtëzakonisht e lexueshme”, tha Tahiri.

Ai tha se “krejt Kosova” ka pritur sot konstituimin e Kuvendit.

“Kjo nuk ka të bëjë me krizë kushtetuese. Kjo ka të bëjë me tendencë të vazhdimit, të lodhjes, por ne nuk do të lodhemi”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement