Kjo legjendë e futbollit mund ta marrë postin e Infantinos në FIFA - Gazeta Express
string(66) "kjo-legjende-e-futbollit-mund-ta-marre-postin-e-infantinos-ne-fifa"

Futboll

Gazeta Express

06/08/2026 9:55

Kjo legjendë e futbollit mund ta marrë postin e Infantinos në FIFA

Futboll

Gazeta Express

06/08/2026 9:55

Vetëm pak javë më parë, Gianni Infantino e festonte me krenari atë që e quante “Kampionatin Botëror më të mirë të historisë”.

Krah mikut të tij, Donald Trump, presidenti i FIFA-s dukej i bindur se e kishte nën kontroll të gjithë sistemin e futbollit, si të tashmen ashtu edhe të ardhmen.

Por, situata ka ndryshuar me shpejtësi dhe sot zvicerani duket më i izoluar se kurrë.

Sipas një analize të publikuar nga Tuttomercatoweb, Infantino ka gabuar rëndë duke e shtyrë përpara projektin FIFA Forward Enterprise (FFE), që e parashikonte privatizimin e një pjese të Botërorit, përcjell “Gazeta Express”.

Ideja shkaktoi reagime të forta dhe u konsiderua nga shumë si një përpjekje për ta kthyer futbollin në një biznes të pastër, duke e kujtuar dështimin e projektit të Superligës Evropiane.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, e ka shfrytëzuar pakënaqësinë e krijuar për t’i bindur federatat anëtare se një mandat i ri i Infantinos në krye të FIFA-s nuk është më i pranueshëm.

Mundësitë për rizgjedhjen e tij janë zvogëluar ndjeshëm, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e dorëheqjes.

Megjithatë, mbështetja e Donald Trump vazhdon të shihet si një kartë e rëndësishme për presidentin aktual të FIFA-s.

Madje, raportohet se Infantino e ka kërkuar ndihmën e administratës amerikane për ta ruajtur postin e tij.

Në rast se Infantino largohet, FIFA do ta humbiste një drejtues me aftësi të mëdha në marketing dhe menaxhim biznesi.

Megjithatë, ky mund të ishte momenti i duhur për t’ia besuar drejtimin e institucionit një njeriu me përvojë të thellë futbolli.

Emri që përmendet është ai i Arsène Wenger, aktualisht përgjegjës për zhvillimin global të futbollit në FIFA dhe një figurë me reputacion të madh në botën e futbollit.

Ironikisht, ishte vetë Gianni Infantino ai që e afroi Wengerin në FIFA. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement