Alarm në aeroportin gjerman, droni me eksploziv i afrohet aeroplanit ukrainas- Pezullohen fluturimet - Gazeta Express
string(98) "alarm-ne-aeroportin-gjerman-droni-me-eksploziv-i-afrohet-aeroplanit-ukrainas-pezullohen-fluturimet"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 12:45

Alarm në aeroportin gjerman, droni me eksploziv i afrohet aeroplanit ukrainas- Pezullohen fluturimet

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 12:45

Autoritetet gjermane pezulluan përkohësisht operacionet e fluturimit në aeroportin Leipzig/Halle pas zbulimit të një droni pranë zonës së ngarkesave, të cilit i ishte bashkangjitur një pajisje e dyshuar shpërthyese.

BILD raportoi se droni u zbulua pak para mesnatës në platformën e ngarkesave dhe se mbante një substancë të panjohur me detonator. Hetuesit e trajtuan atë si një pajisje të mundshme shpërthyese, ndërsa në vendngjarje u angazhuan ekspertë për çaktivizimin e bombave dhe një robot i telekomanduar për ndërhyrje. Gazeta thekson se nuk është bërë e ditur nëse është kryer një shpërthim i kontrolluar i pajisjes.

Sipas të njëjtit burim, droni ndodhej në afërsi të një aeroplani mallrash ukrainas të tipit Antonov. Zëdhënësja e aeroportit, Maret Montavon, i tha BILD-it se zona e ngarkesave, ku ndodhi incidenti, është e ndarë fizikisht nga platforma e avionëve të pasagjerëve, përcjell Insajderi.

Si masë sigurie, trafiku ajror u pezullua për rreth dy orë dhe disa fluturime u devijuan. Një aeroplan mallrash ndërpreu procedurën e uljes, teksa tabloidi gjerman raportoi se më vonë ai u ballafaqua në ajër me një objekt të paidentifikuar, rreth 400 metra mbi tokë dhe rreth gjashtë kilometra larg aeroportit. Avioni u ul në Hanover, ku gjatë kontrollit teknik u konstatuan dëmtime të lehta në pjesën e përparme.

Policia në Saksoninë e Poshtme e ka klasifikuar rastin si një çështje që lidhet me sigurinë shtetërore dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e një akti sabotimi. Deri më tani nuk është identifikuar personi që ka operuar dronin.

Operacionet e fluturimit rifilluan rreth orës 01:55. Një fluturim me pasagjerë nga Majorka u devijua përkohësisht në Nuremberg dhe më pas u kthye në Leipzig, ku u ul rreth orës 03:35. Ndërkohë, pista jugore e aeroportit mbeti e mbyllur deri në përfundimin e veprimeve hetimore.

Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se aeroporti vazhdon të funksionojë normalisht dhe se nuk ekziston rrezik për qytetarët, teksa hetimet për incidentin janë ende në zhvillim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement