Dyshohet se mori 5 mijë euro në ditën e parë të punës, zhduket punonjësja e një këmbimore në Vlorë - Gazeta Express
string(97) "dyshohet-se-mori-5-mije-euro-ne-diten-e-pare-te-punes-zhduket-punonjesja-e-nje-kembimore-ne-vlore"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 10:38

Dyshohet se mori 5 mijë euro në ditën e parë të punës, zhduket punonjësja e një këmbimore në Vlorë

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 10:38

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku pronari i një pikë të këmbimit valutor, exchange, ka bërë një denoncim në polici ndaj një punonjëseje të re.

Sipas kallëzimit të pronarit, e reja ishte punësuar prej vetëm një dite pranë këtij subjekti. Pronari pretendon se punonjësja ka marrë një shumë prej 5 mijë eurosh nga arka dhe më pas është larguar menjëherë nga vendi i punës.

Pasi ka konstatuar mungesën e parave dhe të punonjëses, pronari i është drejtuar Policisë së Vlorës për të kryer veprimet proceduriale. Ndërkohë, autoritetet pritet të verifikojnë rrethanat e plotë të ngjarjes dhe të kryejnë hetimet përkatëse.

Sakaq, pronari i këmbimores i bën thirrje punonjëses që të kthejë shumën e parave, me qëllim që situata të zgjidhet pa pasoja të mëtejshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement