Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pasi në faqen zyrtare të Kuvendit është shfaqur stema me 5 yje duke u ndryshuar kështu stema origjinale. Ai e ka cilësuar atë si dëshmi të papërgjegjshmërisë dhe hipokrizisë së pushtetit.
Sipas Xhemailit, në krye të institucioneve ndodhen njerëz që dikur nuk e pranonin flamurin, stemën dhe shtetësinë e Kosovës, ndërsa sot, përmes neglizhencës dhe amatorizmit, po i përdhosin simbolet shtetërore.
Ai ka theksuar se e vetmja gjë për të cilën nuk gabojnë është përfitimi nga institucionet e shtetit.
“Për të marrë pagat e majme, veturat luksoze, mëditjet dhe pushtetin që ua sjellin këto institucione, shteti i Kosovës u duket shumë i mirë”, ka shkruar Xhemaili.
Në fund, zëdhënësi i Aleancës e ka cilësuar këtë rast si “kulmin e hipokrizisë”, duke shtuar se nuk mund të respektohet një shtet vetëm kur bëhet fjalë për privilegje, ndërsa neglizhohen simbolet e tij zyrtare.
Postimi i plotë: