Sipas autoriteteve, të dy personat që kanë humbur jetën kishin probleme të tjera serioze shëndetësore, të cilat mund të jenë përkeqësuar nga infeksioni dhe dehidratimi, raporton BBC
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ciklosporiaza është raportuar në 45 shtete të ShBA-së, me rreth 7 mijë raste të konfirmuara laboratorike.
Megjithatë, CDC thekson se vdekjet nga ky infeksion janë të rralla dhe sëmundja zakonisht nuk konsiderohet kërcënuese për jetën.
Paraziti prek zorrët dhe zakonisht transmetohet përmes konsumimit të frutave dhe perimeve të kontaminuara.
Autoritetet amerikane dyshojnë se shpërthimi i këtij viti lidhet me marulen e importuar nga Meksika.