Kryeprokurori i Shtetit: Zbulimi i varrezave masive në Zubin Potok, detyrim ndaj viktimave dhe familjeve të tyre - Gazeta Express
string(110) "kryeprokurori-i-shtetit-zbulimi-i-varrezave-masive-ne-zubin-potok-detyrim-ndaj-viktimave-dhe-familjeve-te-tyre"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 14:54

Kryeprokurori i Shtetit: Zbulimi i varrezave masive në Zubin Potok, detyrim ndaj viktimave dhe familjeve të tyre

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 14:54

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi tha se e vlerëson punën dhe angazhimin e institucioneve ligjzbatuese të Kosovës të përfshira në rastin e zbulimit të varrezave masive në komunën e Zubin Potokut, ku janë gjetur mbetje mortore dhe dyshohet se ndodhen edhe trupa të tjerë të viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Në një deklaratë të publikuar nga sistemi prokurorial, Gashi tha se zbulimi i këtyre varrezave masive përfaqëson një përpjekje dhe angazhim shtetëror për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë.

“Zbulimi i këtyre varrezave masive është një përpjekje dhe angazhim shtetëror për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë. Mbi të gjitha, ndriçimi i këtyre rasteve përbën një detyrim institucional dhe ligjor ndaj viktimave dhe familjeve të tyre që prej vitesh presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre”, thuhet në deklaratë.

Kryeprokurori i Shtetit vlerësoi gjithashtu praninë dhe kontributin e institucioneve dhe qytetarëve në vendin ku janë gjetur mbetjet mortore.

“Kontributi dhe bashkëpunimi i secilit kanë qenë dhe mbetët thelbësor për zbardhjen e këtyre rasteve, si dhe për identifikimin e personave përgjegjës të përfshirë në kryerjen e këtyre krimeve me qellim që ata të përballen me drejtësinë”, thuhet në deklaratë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement