Greqia në alarm: Zjarret vazhdojnë, zjarrfikësit goditen nga vandalët ndërsa shpëtojnë jetë dhe pyje - Gazeta Express
string(98) "greqia-ne-alarm-zjarret-vazhdojne-zjarrfikesit-goditen-nga-vandalet-ndersa-shpetojne-jete-dhe-pyje"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 13:54

Greqia në alarm: Zjarret vazhdojnë, zjarrfikësit goditen nga vandalët ndërsa shpëtojnë jetë dhe pyje

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 13:54

Shoqata e Zjarrëfikësve të Pyjeve denoncon disa zhvillime të pabesueshme: “Ndërsa Zjarrfikësit e Operacioneve Pyjore po luftojnë vazhdimisht me zjarre të mëdha në të gjithë vendin, duke vepruar në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe rraskapitëse, automjetet e tyre, të parkuara në zonën e shërbimit, ishin vandalizuar, ndërsa në disa raste edhe rrotat e tyre ishin hequr”, lexohet në njoftimin e shoqatës në fjalë.

Ndërkohë, vazhdojnë betejat me flakët në disa pjesë të Greqisë, ku zona më problematike aktualisht paraqitet në rajonin e Atikës, ku përfshihet dhe Athina. Flakët kanë shkrumbuar me hektarë gjithandej, ndërsa këto pamje dramatike të këtyre kuajve që përpiqen t’i shpëtojnë shpëtojnë ferrit të zjarrit tregojnë se sa e rëndë është situata.

Një total prej 33 personash raportohet të jenë arrestuar në 5 ditët e fundit për raste që lidhen me zjarret. 30 prej tyre kanë të bëjnë me zjarrëvënie nga pakujdesia dhe 3 prej tyre me zjarrvënie të qëllimshme. Mes të ndaluarve është edhe një kryebashkiak.

Në të njëjtën kohë, autoritetet greke kanë shqiptuar 22 gjoba administrative me mijëra euro. Por ka edhe lajme të mira, veçanërisht për ju që keni prenotuar pushimet në Kefalonia, pasi tashmë nuk ka asnjë vatër zjarri aktive. Sa i përket zonave të tjera, ka vatra zjarri në Gjirin e Korinthit dhe Kretë.

Autoritetet greke kanë mobilizuar qindra zjarrfikës, mjete tokësore dhe avionë zjarrfikës për të mbrojtur zonat turistike. Megjithatë, rreziku mbetet i lartë për shkak të temperaturave të larta, erës së fortë dhe kushteve të thata.

Advertisement
Advertisement
Advertisement