Edhe Anglia ia kthen shpinën Infantinos: rizgjedhja në krye të FIFA-s nuk është më e sigurt - Gazeta Express
string(90) "edhe-anglia-ia-kthen-shpinen-infantinos-rizgjedhja-ne-krye-te-fifa-s-nuk-eshte-me-e-sigurt"

Sport

Gazeta Express

03/08/2026 12:22

Edhe Anglia ia kthen shpinën Infantinos: rizgjedhja në krye të FIFA-s nuk është më e sigurt

Sport

Gazeta Express

03/08/2026 12:22

Presioni ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, vazhdon të rritet.

Pas zhvillimeve të fundit, edhe Federata Angleze e Futbollit (FA) ka vendosur ta tërheqë mbështetjen për kreun e FIFA-s, duke e vënë në pikëpyetje atë që deri pak javë më parë konsiderohej një rizgjedhje e sigurt në vitin 2027.

Sipas raportimeve nga Anglia, vendimi i FA-së vjen pas dështimit të projektit të diskutueshëm të Infantinos për shitjen e një pjese të të drejtave tregtare të Botërorit investitorëve privatë, përcjell “Gazeta Express”.

Mungesa e transparencës dhe mënyra e menaxhimit të këtij projekti kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe te federatat evropiane.

Edhe Federata e Uellsit e ka tërhequr zyrtarisht mbështetjen për Infantonon, ndërsa UEFA dhe disa federata të tjera evropiane kanë deklaruar se nuk e kanë më besim te drejtimi i tij.

Kjo e ka ndryshuar ndjeshëm klimën politike brenda FIFA-s, ku deri së fundmi rizgjedhja e presidentit zviceran shihej pothuajse si formalitet.

Megjithëse Infantino vazhdon të gëzojë mbështetje të konsiderueshme nga konfederata të tjera jashtë Evropës, kundërshtimi në rritje nga federatat evropiane ka bërë që gara për presidencën e FIFA-s në vitin 2027 të mos konsiderohet më e vendosur paraprakisht. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement