“Popullin serb e kemi vëlla, jemi kundër shqiptarëve e kosovarëve”, tifozët e Spartak Moskës kundër transferimit të Mirlind Dakut - Gazeta Express
string(125) "popullin-serb-e-kemi-vella-jemi-kunder-shqiptareve-e-kosovareve-tifozet-e-spartak-moskes-kunder-transferimit-te-mirlind-dakut"

Sport

Gazeta Express

03/08/2026 9:23

“Popullin serb e kemi vëlla, jemi kundër shqiptarëve e kosovarëve”, tifozët e Spartak Moskës kundër transferimit të Mirlind Dakut

Sport

Gazeta Express

03/08/2026 9:23

Mirlind Daku i dha fund eksperiencës tek Rubin Kazani mes lotësh e emocionesh pas eksperiencës së jashtëzakonshme që e pati në këtë ekip.

Dhe, tash sulmuesi kosovar është gati për eksperiencën e re, ndërsa thuhet se ka arritur tashmë marrëveshje me Spartakun e Moskës.

Por, jo gjithçka po shkon si duhet për përfaqësuesin shqiptar, shkruan “Gazeta Express”.

Atij i kanë dalë kundër tifozët e klubit të mundshëm të ri.

Tifozët “Crazy North”, që janë pjesë zyrtare e tifozëve të Spartakut, e kanë publikuar një fotografi, ku shihet pankarta fyese ndaj shqiptarëve.

“E shprehim kundërshtimin tonë të plotë për transferimin e mundshëm të Mirlind Dakut në klubin tonë. Ne e mbështesim popullin vëlla serb dhe qëndrimi ynë ndaj ustashëve, si dhe veçanërisht ndaj shqiptarëve dhe kosovarëve, mbetet i pandryshuar”, shkroi ky tifo-grup në rrjetin social “Telegram”.

Por, ata nuk ndalen me kaq: “Fundërrina shqiptare jashtë!”.

Natyrisht, eksperienca e sulmuesit gjilanas në Spartak Moskë nuk do të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme… /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement