Infantino e feston Botërorin 2026: FIFA ishte furnizuesja zyrtare e lumturisë për njerëzimin - Gazeta Express
string(91) "infantino-e-feston-boterorin-2026-fifa-ishte-furnizuesja-zyrtare-e-lumturise-per-njerezimin"

Sport

Gazeta Express

03/08/2026 9:05

Infantino e feston Botërorin 2026: FIFA ishte furnizuesja zyrtare e lumturisë për njerëzimin

Sport

Gazeta Express

03/08/2026 9:05

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka publikuar një mesazh të gjatë pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, duke e cilësuar turneun si një sukses të jashtëzakonshëm dhe duke iu përgjigjur kritikëve.

“Për të gjithë ata që janë konsumuar nga urrejtja dhe kritikat, deri në atë pikë sa e kanë humbur bukurinë e lojës sonë, më vjen keq që nuk mundën t’i përjetonin emocionet, festimet, lotët, gëzimin dhe shpirtin e bashkimit që solli ky Botëror”, shkroi Infantino, përcjell “Gazeta Express”.

Më pas ai i sulmoi mediat dhe kritikët e FIFA-s:

“Ju, të fshehur pas stilolapsave, letrave dhe ekraneve, përhapni urrejtje dhe thashetheme të rreme. Ndërsa ju rrinit mënjanë, ne në FIFA ishim në vijën e parë, duke organizuar, duke punuar pa pushim dhe duke e ofruar spektaklin më të madh në botë.”

Infantino theksoi se gjatë turneut nuk pati incidente të dhunshme dhe se futbolli shërbeu si një mjet bashkimi.

“Ndërsa ju përhapnit urrejtje, ne punuam pa u lodhur për t’i bashkuar njerëzit. Kjo Kupë Bote e tregoi fuqinë e futbollit për të sjellë paqe, shpresë dhe unitet.”

Në fund të mesazhit të tij, kreu i FIFA-s u shpreh krenar për organizimin e turneut.

“Ne në FIFA nuk mund të ishim më krenarë apo më të emocionuar që i përjetuam këto momente dashurie, gëzimi dhe uniteti. Kjo Kupë e Botës e festoi më të mirën e njerëzimit. FIFA ishte furnizuesja zyrtare e lumturisë për njerëzimin.”

Infantino e mbylli mesazhin me një apel për kritikët.

“Ju që e shpenzoni kohën duke përhapur urrejtje, ndaluni për një çast, reflektoni, lutuni ose shikojeni një ndeshje futbolli. Vetëm ky sport mund t’i bashkojë njerëzit në këtë mënyrë. Shpresoj ta gjeni dashurinë dhe paqen. Ne në FIFA e kemi gjetur atë.” /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement