Ish-kryeministri Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka shtruar pyetjen se ‘’pse po ngushtohet rruga Ilir Konushevci te Xhamia e Llapit’’.
Mustafa, ka kritikuar udhëheqjen komunale të Prishtinës, duke thënë se, këta të fundit ‘’nuk kanë të drejtë të eksperimentojnë’’ me qytetarët, dhe se këta të fundit, kanë të drejtë të protestojnë, përcjell Gazeta Express.
‘‘Pse po ngushtohet rruga Ilir Konusheci, te Xhamia e Llapit. Njëra nga arteriet kryesore për Llap e Gollak dhe nga Llapi. Rrugë që u zgjërua në 12 metra nga koha kur reformatori i madh i Prishtinës, Nazmi Mustafa ishte kryetar. Banorët kanë të drejtë të protestojnë dhe kundërshtojnë, sepse besoj që është vendim arbitrar, cili nuk respekton interesat e banorëve, të bineseve të vogla dhe të qytetarëve të Kosovës. Udhëheqja e Prishtinës nuk ka të drejtë që në këto forma të eksperimentojë me qytetarët. Kam banuar aty mbi 60 vjet; këta që po bëjnë eksperimente, jetojnë edhe tre vjet në Prishtinë, i mbledhin plaçkat për Londër, ndërsa me fantazitë dhe papërgjegjësinë e tyre i lënë të bllokuar banorët’’, ka shkruar Mustafa.