Dogana parandalon futjen e mallrave të padeklaruara në Kosovë, i konfiskon 157 atlete pa dokumentacion - Gazeta Express
string(101) "dogana-parandalon-futjen-e-mallrave-te-padeklaruara-ne-kosove-i-konfiskon-157-atlete-pa-dokumentacion"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2026 18:04

Dogana parandalon futjen e mallrave të padeklaruara në Kosovë, i konfiskon 157 atlete pa dokumentacion

Lajme

Gazeta Express

01/08/2026 18:04

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka parandaluar futjen e mallrave të padeklaruara, 157 palë atlete, në pikën kufitare në Vermicë.

Nga dogana shtohet se, mosdeklarimi i mallrave dhe mungesa e dokumentacionit përbëjnë shkelje të legjislacionit doganor dhe i nënshtrohen procedurave administrative dhe kundërvajtëse të parapara me ligj.

‘’Malli është ndaluar nga Dogana e Kosovës dhe rasti është proceduar për zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore, në përputhje me Kodin Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave dhe aktet nënligjore përkatëse’’, është thënë mes tjerash nga Dogana.

Njoftimi:

𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐨𝐧 𝐟𝐮𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐦𝐚𝐥𝐥𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐩𝐚𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧ë 𝐏𝐢𝐤ë𝐧 𝐞 𝐊𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐊𝐮𝐟𝐢𝐭𝐚𝐫 𝐕ë𝐫𝐦𝐢𝐜ë

Vërmicë, 1 gusht 2026 – Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen e mallrave të padeklaruara në Republikën e Kosovës gjatë një kontrolli rutinor të zhvilluar në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë.

Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë ndaluan një automjet për verifikim. Në intervistimin paraprak, udhëtari deklaroi se nuk posedonte mallra për t’i paraqitur pranë autoriteteve doganore.

Megjithatë, gjatë kontrollit fizik të automjetit u zbuluan 157 palë atlete, të cilat nuk ishin deklaruar dhe për të cilat personi nuk posedonte faturë apo dokumentacion tjetër përcjellës që dëshmon origjinën dhe vlerën e mallit.

Në përputhje me dispozitat e Kodit Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave, çdo mall që hyn në territorin doganor të Republikës së Kosovës duhet t’i paraqitet Doganës dhe, kur kërkohet, të deklarohet dhe të shoqërohet me dokumentacionin përkatës. Mosdeklarimi i mallrave dhe mungesa e dokumentacionit përbëjnë shkelje të legjislacionit doganor dhe i nënshtrohen procedurave administrative dhe kundërvajtëse të parapara me ligj.

Malli është ndaluar nga Dogana e Kosovës dhe rasti është proceduar për zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore, në përputhje me Kodin Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave dhe aktet nënligjore përkatëse.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, mbrojtjen e interesave fiskale të Republikës së Kosovës, garantimin e konkurrencës së ndershme për bizneset që respektojnë obligimet ligjore, si dhe luftimin e kontrabandës dhe çdo forme të shmangies së detyrimeve doganore.

Dogana u bën thirrje të gjithë udhëtarëve dhe operatorëve ekonomikë që të respektojnë detyrimet ligjore për deklarimin e mallrave dhe të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm gjatë hyrjes dhe daljes nga territori doganor i Republikës së Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement