Ngjarje e rëndë në Shqipëri - Materiali i kromit zë poshtë minatorin në Bulqizë, forcat e kërkim-shpëtimit në vendngjarje - Gazeta Express
string(118) "ngjarje-e-rende-ne-shqiperi-materiali-i-kromit-ze-poshte-minatorin-ne-bulqize-forcat-e-kerkim-shpetimit-ne-vendngjarje"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2026 18:43

Ngjarje e rëndë në Shqipëri – Materiali i kromit zë poshtë minatorin në Bulqizë, forcat e kërkim-shpëtimit në vendngjarje

Lajme

Gazeta Express

01/08/2026 18:43

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 13:00 në Tërnovë e Madhe, në bashkinë Bulqizë, ku një minator dyshohet se ka rënë në një furnelë gjatë procesit të punës.

Sipas informacionit paraprak,  40 vjeçari, banues në Burrel dhe me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se është mbuluar nga materiali i kromit pas incidentit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe forcat e Policisë, të cilat po vijojnë operacionin për lokalizimin dhe nxjerrjen e 40-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement