Arsim Thaqi largohet nga Dukagjini, Armend Dallku pritet ta zëvendësojë - Gazeta Express
string(70) "arsim-thaqi-largohet-nga-dukagjini-armend-dallku-pritet-ta-zevendesoje"

Futboll

Gazeta Express

01/08/2026 10:23

Arsim Thaqi largohet nga Dukagjini, Armend Dallku pritet ta zëvendësojë

Futboll

Gazeta Express

01/08/2026 10:23

Aventura e Arsim Thaqit te Dukagjini i Klinës ka përfunduar pas vetëm pak muajsh në krye të skuadrës.

Trajneri kosovar e mbyll rrugëtimin e tij menjëherë pas eliminimit të Dukagjinit nga FC Lugano në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku ekipi klinas u mposht bindshëm.

Pavarësisht largimit, Thaqi do të mbetet në histori të klubit, pasi udhëhoqi Dukagjinin drejt trofeut të parë të Kupës së Kosovës, sukses që i siguroi edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.

Sipas informacioneve të Gazetës Express, drejtuesit e klubit kanë vendosur tashmë për pasuesin e tij. Trajner i ri i Dukagjinit pritet të emërohet Armend Dallku.

Dallku vjen pas një sezoni të suksesshëm me Vushtrrinë, të cilën e shpalli kampione të Ligës së Parë dhe e riktheu në elitën e futbollit kosovar. Për të, ky do të jetë një rikthim në Klinë, pasi më herët ka drejtuar po ashtu Dukagjinin, duke lënë gjurmë me punën e tij në klub.

Advertisement
Advertisement
Advertisement