Temperaturat e larta – Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë, në rrugët e tjera s’ka kufizime - Gazeta Express
string(127) "temperaturat1-e-larta-neser-ndalohet-perkohesisht-qarkullimi-i-kamioneve-mbi-20-tone-ne-autoudhe-ne-rruget-e-tjera-ska-kufizime"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 18:37

Temperaturat e larta – Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë, në rrugët e tjera s’ka kufizime

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 18:37

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se, për shkak të temperaturave të larta, ditën e nesërme do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Në AUTOUDHË, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë, kurse, shton ministria, në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, qarkullimi lejohet pa kufizime.

Postimi:

NJOFTIM PËR PUBLIKUN

NESËR DO TË KETË KUFIZIME NË AUTOUDHË!

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Në AUTOUDHË, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

Në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, qarkullimi lejohet pa kufizime.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement