Hyseni: Deri në fund të këtij viti ATK-ja mund të mbledhë të hyra deri në 1.2 miliard euro - Gazeta Express
string(89) "hyseni-deri-ne-fund-te-ketij-viti-atk-ja-mund-te-mbledhe-te-hyra-deri-ne-1-2-miliard-euro"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 18:37

Hyseni: Deri në fund të këtij viti ATK-ja mund të mbledhë të hyra deri në 1.2 miliard euro

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 18:37

Shefi i ATK-së, Mentor Hyseni, në një intervistë në EURO n’T7, ka folur edhe për të hyrat e realizuara gjatë këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas tij, në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ATK-ja kishte mbledhur 541.1 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të këtij viti 595 milionë euro.

Hyseni ka thënë se në këtë strukturë të të hyrave, TVSH-ja ka shënuar një rënie të lehtë, derisa janë rritur të hyrat nga të ardhurat personale dhe bizneset individuale, për shkak se, krahasuar me vitin e kaluar, kemi rreth 17 mijë të punësuar më shumë.

“Kjo tregon një mirëqenie më të madhe për vendin. Pastaj, kur i shohim vetëdeklarimet e korporatave, i kemi 130 milionë euro më shumë fitim të vetëdeklaruar, krahasuar me periudhën e ngjashme të vitit të kaluar, dhe kjo tregon që bizneset dhe ekonomia po rriten. Prandaj, nëse themi se në këtë rritje të të hyrave hyn vetëm formalizimi, nuk është veç formalizim. Nëse themi zhvillim ekonomik dhe formalizim, kisha me thënë se kjo është përgjigjja që i përshtatet më së shumti gjendjes aktuale”, ka thënë Hyseni.

Në anën tjetër, sipas të dhënave të ATK-së, vetëm qarkullimi i bizneseve gjatë pjesës së parë të këtij viti është rritur mbi 7% dhe, sipas drejtorit të kësaj administrate, parashikimet janë që deri në fund të këtij viti të hyrat të kalojnë mbi 1 miliard euro.

“Po ta ndjekim këtë trend aktual të të hyrave, mund të arrijmë deri në 1.2 miliard euro të hyra dhe ky është synimi ynë. Është i mundshëm”, ka shtuar Hyseni.

Në anën tjetër, borxhet e bizneseve ndaj ATK-së janë 800 milionë euro.

Advertisement
Advertisement
Advertisement