E ardhmja e Jude Bellingham është bërë objekt diskutimi në Real Madrid, pasi babai i mesfushorit anglez ka zhvilluar një takim me drejtuesit e klubit për të biseduar rreth situatës së tij.
Sipas raportimeve të Pepe Álvarez, takimi u mbajt pas disa mosmarrëveshjeve sportive, ndërsa e ardhmja e Bellingham u diskutua edhe në nivel të brendshëm nga drejtuesit madrilenë.
Megjithatë, Real Madridi ka qenë i qartë në qëndrimin e tij, duke bërë të ditur se Jude Bellingham nuk është në shitje në asnjë rrethanë.
Klubi e konsideron anglezin një nga shtyllat kryesore të projektit për vitet e ardhshme dhe nuk ka ndërmend të shqyrtojë asnjë ofertë për të.