Pak para nisjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, ish-deputetja e kësaj partie, Valentina Bunjaku, ishte e ftuar në emisionin Kosova Live në T7, ku u pyet nëse do të votojë pro apo kundër shkarkimit të kryetarit Lumir Abdixhiku.
Megjithatë, ajo zgjodhi të mos e bëjë publik qëndrimin e saj, duke theksuar se vendimi i delegatëve duhet të jetë në funksion të demokracisë dhe interesit të partisë.
Deklarata e saj u komentua menjëherë në studio, ku analistët kritikuan hezitimin për të treguar votën, duke vlerësuar se delegatët duhet të jenë më transparentë para një vendimi kaq të rëndësishëm për të ardhmen e LDK-së.
Ndiqni videon për të dëgjuar deklaratën e plotë: