Kaos në FIFA, Infantino i kërcënon Federatat: -75% e fondeve nëse thoni JO - Gazeta Express
string(70) "kaos-ne-fifa-infantino-i-kercenon-federatat-75-e-fondeve-nese-thoni-jo"

Sport

Gazeta Express

30/07/2026 16:00

Kaos në FIFA, Infantino i kërcënon Federatat: -75% e fondeve nëse thoni JO

Sport

Gazeta Express

30/07/2026 16:00

Situata në FIFA po bëhet gjithnjë e më e tensionuar.

Pas polemikave të forta rreth projektit të presidentit Gianni Infantino për krijimin e një kompanie të re që do t’i menaxhojë të drejtat komerciale të Kupës së Botës, kanë dalë në pah detaje të reja mbi mënyrën se si po kërkohet mbështetja e federatave anëtare. 

Sipas raportimeve, FIFA ua ka bërë të ditur 211 federatave kombëtare se, nëse e miratojnë projektin deri më 19 shtator, do t’i përfitojnë 75% të fondeve të parashikuara menjëherë.

Në të kundërtën, federatat që nuk do ta mbështesin planin nuk do të kenë qasje në të njëjtin nivel financimi, përcjell “Gazeta Express”. 

Projekti i Infantinos e parasheh krijimin e kompanisë FIFA Forward Enterprise, në të cilën një pjesë e aksioneve do t’u shitet investitorëve privatë.

Sipas presidentit të FIFA-s, kjo do të mundësojë rritje të ndjeshme të fondeve për zhvillimin e futbollit në të gjithë botën.

Megjithatë, shumë federata, UEFA dhe figura të rëndësishme të futbollit e kanë kundërshtuar ashpër këtë plan, duke e cilësuar si një hap të rrezikshëm drejt privatizimit të futbollit botëror dhe duke e kritikuar mungesën e transparencës në proces. 

Afati i vendosur nga FIFA është 19 shtatori, datë deri në të cilën federatat duhet ta japin përgjigjen e tyre për projektin që e ka shkaktuar një nga përplasjet më të mëdha politike dhe institucionale në futbollin ndërkombëtar të viteve të fundit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement