Njëri i dënuar për ndihmë në vrasje e tjetri kërkohej për grabitje - ekstradohen nga Zvicra e Shqipëria për në Kosovë dy persona - Gazeta Express
string(126) "njeri-i-denuar-per-ndihme-ne-vrasje-e-tjetri-kerkohej-per-grabitje-ekstradohen-nga-zvicra-e-shqiperia-per-ne-kosove-dy-persona"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 15:43

Njëri i dënuar për ndihmë në vrasje e tjetri kërkohej për grabitje – ekstradohen nga Zvicra e Shqipëria për në Kosovë dy persona

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 15:43

Policia e Kosovës, ka njoftuar për dy raste të ekstradimit të dy personave, njërit nga Shqipëria e tjetri nga Zvicra.

Policia ka shtuar se, i dyshuari i parë ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘grabitje’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë. 

Ndërsa i dyshuari i dytë ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare përmes pikës kufitare në Vërmicë, pasi që kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘arratisja nga institucioni’, ku me vendim të ligjshëm ishte privuar nga liria, pasi që kishte qenë i dënuar për dhënie të ndihmës në një rast ‘vrasje e rëndë’.  

Postimi:

Ekstradohen dy persona të kërkuar, njëri nga Zvicra për në Kosovë dhe tjetri nga Shqipëria për në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka bërë ekstradimin e dy shtetasve, njëri nga Zvicra për në Kosovë dhe tjetri nga Shqipëria për në Kosovë.

I dyshuari i parë ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘grabitje’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë. 

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre të Zvicrës.

I dyshuari, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë, rajoni i Gjilanit, për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

I dyshuari i dytë ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare përmes pikës kufitare në Vërmicë, pasi që kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘arratisja nga institucioni’, ku me vendim të ligjshëm ishte privuar nga liria, pasi që kishte qenë i dënuar për dhënie të ndihmës në një rast ‘vrasje e rëndë’.  

I dyshuari, pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore

Advertisement
Advertisement
Advertisement