Totaj pret në takim zëvendëskomandantin e KFOR’it, flasin për çështjet që ndikojnë komunitetin lokal - Gazeta Express
string(98) "totaj-pret-ne-takim-zevendeskomandantin-e-kforit-flasin-per-ceshtjet-qe-ndikojne-komunitetin-lokal"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 15:55

Totaj pret në takim zëvendëskomandantin e KFOR’it, flasin për çështjet që ndikojnë komunitetin lokal

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 15:55

Zëvendëskomandanti i KFOR’it, Federico Collina, ka takuar kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totajn.

Në njoftim bëhet e ditur po ashtu që, diskutimet mes të dyve, janë përqendruar në situatën e përgjithshme të sigurisë dhe në çështjet që ndikojnë në komunitetin lokal.

‘’ Gjeneral brigade Collina rikonfirmoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë’’, thuhet në njoftim.

Postimi:

Zëvendëskomandanti i misionit të Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO (KFOR), gjeneral brigade Federico Collina, u takua me kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, në objektin e komunës.

Diskutimet u përqendruan në situatën e përgjithshme të sigurisë dhe në çështjet që ndikojnë në komunitetin lokal. Gjeneral brigade Collina rikonfirmoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre përkatëse si institucione që reagojnë në fushën e sigurisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement