Skandal në Brazil, lojtari përjashtohet nga loja pasi bën gjeste sikur ndeshja ishte e kurdisur - Gazeta Express
string(94) "skandal-ne-brazil-lojtari-perjashtohet-nga-loja-pasi-ben-gjeste-sikur-ndeshja-ishte-e-kurdisur"

Sport

Gazeta Express

30/07/2026 12:40

Skandal në Brazil, lojtari përjashtohet nga loja pasi bën gjeste sikur ndeshja ishte e kurdisur

Sport

Gazeta Express

30/07/2026 12:40

Një rast që po e bën xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale e ka tronditur futbollin brazilian.

Një lojtar u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it, ndërsa reagimi i tij pas ndeshjes ishte i fortë, duke pretenduar se takimi ishte i manipuluar/kurdisur.

Protagonist negativ ishte Luan Candido, i cili u skuq në duelin mes Vitoria dhe Palmeiras, e cila përfundoi me rezultat 4:0 për ekipin mysafir, shkruajnë mediat braziliane, përcjell “Gazeta Express”.

Pas disa vendimeve që vendësit i konsideruan si kontroverse, Canido e bëri me duar një gjest, me të cilin donte të thoshte se referi po e vendos lojën, që ndeshja mund të jetë e manipuluar.

Për këtë, referi u thirr nga VAR-i për ta rishikuar këtë rast dhe e ndëshkoi futbollistin e Vitoria me karton të kuq.

Pas kësaj, Candido me ironi e duartrokiti referin. Pas ndeshjes, futbollisti shpërtheu ndaj referimit.

“Ndeshja ishte e manipuluar. Nuk mund ta pranoj një vendim të tillë. Të gjithë e panë se çfarë ndodhi.”

Deklarata e tij ka ndezur polemika të mëdha në Brazil, ndërsa drejtuesit e referimit e kanë mbrojtur vendimin, duke theksuar se ai është marrë në përputhje me rregulloren e re të FIFA-s dhe IFAB-it.

Candidon ndërkohë e pret një dënim i rëndë në futbollin brazilian pas këtij gjesti. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement