Fabrika e shkatërruar e Philip Morris në Kharkiv paraqitet në Senatin amerikan si dëshmi e sulmeve ruse.
Një fotografi e fabrikës së kompanisë amerikane Philip Morris në Kharkiv, e shkatërruar nga sulmet ruse, është paraqitur në Senatin e Shteteve të Bashkuara si shembull i dëmeve që lufta në Ukrainë po u shkakton edhe bizneseve amerikane.
Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen deklaroi se sulmet ruse nuk synojnë vetëm infrastrukturën dhe qytetarët ukrainas, por prekin gjithashtu kompanitë amerikane që kanë investuar dhe operojnë në Ukrainë.
A photo of the destroyed Philip Morris factory in Kharkiv was shown in the U.S. Senate as an example of Russian attacks on American businesses.
Senator Jeanne Shaheen stated that Russian strikes affect not only Ukraine, but also American companies operating in the country.
The… pic.twitter.com/tbWEVOOzhn— NEXTA (@nexta_tv) July 29, 2026
“Sulmet ruse po ndikojnë jo vetëm në Ukrainë, por edhe te kompanitë amerikane që janë të pranishme atje”, tha Shaheen gjatë diskutimeve në Senat.
Ajo kërkoi mbështetje për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, duke argumentuar se presioni ekonomik është mjeti kryesor për ta detyruar Moskën të ndryshojë kurs.
“Presioni ekonomik është e vetmja gjuhë që Putini kupton”, deklaroi senatorja amerikane, duke bërë thirrje për masa më të ashpra ndaj Rusisë për shkak të vazhdimit të luftës në Ukrainë. /Telegrafi
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...