Komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) i paralajmëroi trupat në një letër të fundit se shpërndarja e videove të regjistruara me telefon celular në internet mund ta ndihmojë Iranin t’i godasë bazat ushtarake amerikane, tha për CNN një burim i njohur me çështjen.
Në një letër të datës 28 korrik, e siguruar nga Reuters, admirali Brad Cooper tha se pamjet e filmuara me telefon celular që publikohen në internet dhe në media i mundësojnë Iranit të vlerësojë nëse sulmet e tij kanë qenë të suksesshme “pothuajse në kohë reale”.
Kjo vjen pasi katër ushtarë amerikanë u vranë si pasojë e sulmeve iraniane në mesin e muajit korrik.
Sipas Reuters, dhe siç konfirmoi një burim, Cooper paralajmëroi në letër se kostoja e kësaj mund të matet me jetët e ushtarakëve amerikanë dhe civilëve që janë objektiv në vendet e Gjirit.
Zëdhënësi i Komandës Qendrore të SHBA-së, kapiteni Tim Hawkins, tha në një deklaratë për CNN: “Mesazhi është një kujtesë e përgjithshme për pjesëtarët tanë të shërbimit mbi rëndësinë e ruajtjes së sigurisë operacionale. Kjo është një nga shumë rastet që admirali Cooper ka shfrytëzuar për t’i përcjellë prioritetet operacionale”.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...