Janë shitur 95 për qind e biletave të Sunny Hill Festival - nxitoni të siguroni një nga të fundit - Gazeta Express
string(95) "jane-shitur-95-per-qind-e-biletave-te-sunny-hill-festival-nxitoni-te-siguroni-nje-nga-te-fundit"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2026 14:40

Janë shitur 95 për qind e biletave të Sunny Hill Festival – nxitoni të siguroni një nga të fundit

Lajme

Gazeta Express

29/07/2026 14:40

Vetëm dy ditë para nisjes së Sunny Hill Festival, është bërë e ditur se 95 për qind e biletave janë shitur, duke treguar interesimin e madh të publikut për një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon.

Me afrimin e datës së fillimit, u njoftua se kanë mbetur vetëm biletat e fundit për të gjithë ata që ende nuk e kanë siguruar pjesëmarrjen në festival.

Sunny Hill Festival nis më 31 korrik, ndërsa numërimi mbrapsht tashmë ka filluar.

Fansat që kanë planifikuar të jenë pjesë e këtij spektakli muzikor janë ftuar të nxitojnë për të blerë biletat e fundit, para se ato të përfundojnë.

Edicioni i këtij viti pritet të sjellë sërish një atmosferë madhështore, me mijëra adhurues të muzikës dhe performanca nga artistë të njohur vendorë e ndërkombëtarë.

Me 95 për qind të biletave të shitura, Sunny Hill Festival po hyn në ditët e fundit të përgatitjeve, duke paralajmëruar një tjetër edicion të suksesshëm.

Edhe këtë vit, Sunny Hill do të sjellë tri net spektakël, më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Bërnicë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement