Don Xhoni tërheq vëmendjen ndërkombëtare me albumin “100%” - kështu reagojnë influenceret - Gazeta Express
string(84) "don-xhoni-terheq-vemendjen-nderkombetare-me-albumin-100-keshtu-reagojne-influenceret"

Yjet

Gazeta Express

24/07/2026 22:20

Don Xhoni tërheq vëmendjen ndërkombëtare me albumin “100%” – kështu reagojnë influenceret

Yjet

Gazeta Express

24/07/2026 22:20

Reperi i njohur Don Xhoni po shënon sukses me albumin e tij më të ri, “100%”, i cili që në ditët e para të publikimit ka regjistruar shifra të larta dëgjueshmërie.

Sipas të dhënave të publikuara, albumi është renditur në vendin e nëntë të listës globale “Top Albums” në Spotify, përkrah emrave të njohur të muzikës ndërkombëtare, si Madonna, Ken Carson dhe reperi gjerman Bonez MC.

@jasminechiswell

I love this outfit 😍

♬ original sound – 𝐀’

Jehona e projektit është përhapur edhe në rrjetet sociale, ku këngët e albumit janë kthyer në trend, veçanërisht në TikTok.

Së fundmi, influencuesja skoceze Jasmine Chiswell dhe ajo braziliane Geovanna Alencar kanë publikuar video duke kërcyer nën ritmet e këngëve të Don Xhonit. Postimet e tyre kanë grumbulluar miliona shikime dhe kanë tërhequr vëmendjen e publikut ndërkombëtar.

@alencarzaoficial Silêncio, eu adoro isso @DON XHONI ♬ original sound – 𝐀’

Renditja në platformat muzikore dhe popullariteti në rrjetet sociale tregojnë se albumi “100%” ka arritur të depërtojë përtej tregut shqiptar, duke i dhënë Don Xhonit një tjetër dimension në karrierën e tij muzikore. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement