Edhe pse Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i kanë dhënë fund martesës së tyre, ata vazhdojnë të jenë të pranishëm në jetën e njëri-tjetrit. Arsyeja kryesore është marrëdhënia e ngushtë që është krijuar mes fëmijëve të tyre.
Sipas “Daily Mail”, familjet vazhdojnë të takohen rregullisht në dreka, koncerte, festa pranë pishinës dhe pushime, ndërsa fëmijët kalojnë shpesh netët së bashku.
“Fëmijët i mbajnë të lidhur. Ata thjesht nuk mund t’i shmangen njëri-tjetrit”, deklaroi një burim pranë tyre.
I njëjti burim pretendon se Jennifer Lopez nuk e ka gjithmonë të lehtë ta takojë kaq shpesh ish-bashkëshortin, pasi çdo takim i kujton marrëdhënien që humbën. Megjithatë, këngëtarja dhe aktorja është e gatshme ta përballojë këtë situatë për hir të fëmijëve.
Një tjetër sfidë për ish-çiftin lidhet me dëshirën e fëmijëve për të ruajtur miqësinë e tyre edhe gjatë viteve të universitetit. Për këtë arsye, Lopez dhe Affleck raportohet se kanë rënë dakord të udhëtojnë rregullisht mes Nju Jorkut dhe Los Anxhelosit, në mënyrë që fëmijët të mos humbasin lidhjen e krijuar.
Burimi shtoi se Jennifer e mbështet plotësisht miqësinë mes tyre dhe e konsideron mirëqenien e fëmijëve përparësi, pavarësisht raporteve të saj personale me Ben Affleck.
“Ajo është një nënë e shkëlqyer”, përfundoi burimi. /GazetaExpress/
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...