Të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku në orët e para të mëngjesit pritet të ketë rrebeshe lokale shiu. Reshjet pritet të vazhdojnë herë pas here, kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme dhe herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 27°C. /MeteoKosova/