Kullat e Jasharëve hapin dyert për Besim Hoxhen, kandidati i PDK-së premton angazhim në mbrojtjen e vlerave kombëtare - Gazeta Express
string(116) "kullat-e-jashareve-hapin-dyert-per-besim-hoxhen-kandidati-i-pdk-se-premton-angazhim-ne-mbrojtjen-e-vlerave-kombetare"

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 22:36

Kullat e Jasharëve hapin dyert për Besim Hoxhen, kandidati i PDK-së premton angazhim në mbrojtjen e vlerave kombëtare

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 22:36

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Besim Hoxha ka vizituar sot Prekazin ku bëri homazhe në kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Pas vizitës që Hoxha i bëri varrezave dhe Kullave të Jasharëve, 77 i PDK-së tha se bashkë edhe me Sala Jasharin, që është po ashtu kandidate e PDK-së për deputete, do të angazhohen për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Gjatë qëndrimit në Prekaz, Hoxha që ka lidhje familjare me Familjen Jashari, tha se përulet me respekt ndaj sakrificës së familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Sot, kandidati për deputet Besim Hoxha #77 dhe kandidatja për deputete Sala Jashari #9 zhvilluan një takim, ku shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të vlerave kombëtare. Në të njëjtën ditë, ata vizituan Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku bënë homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij heroike. Me respekt dhe përulësi, ata nderuan sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke ritheksuar se vlerat e luftës çlirimtare dhe interesi i qytetarëve do të mbeten gjithmonë udhërrëfyes në rrugëtimin e tyre politik. Lavdi e përjetshme Komandantit Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit! #77BesimHoxha #9SalaJashari #Prekaz #LavdiDeshmoreve”, ka shkruar Shala.

Advertisement
Advertisement
Advertisement