Ministri i Bujqësisë në detyrë, Armend Muja, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai u pyet për pronën ku parashihet të ndërtohet objekti i Ministrisë së Bujqësisë, ku aty gjendet një pompë benzine.
Javën e kaluar ishte temë ajo çështje, një kontest për të cilin Muja thotë se po ekzekutojnë vendimin e Gjykatës.
“Së shpejti do të fillojë ndërtimi i objektit i Ministrisë së Bujqësisë ka qenë koesidencë me fushatën, por pse ka fushatë ne nuk mund të ndalim punët tona. Aty do të ndërtohet Ministria e Bujqësisë”, ka thënë ai. /Gazeta Express