Drita e prezanton Igball Jasharin me një video speciale - Gazeta Express
string(55) "drita-e-prezanton-igball-jasharin-me-nje-video-speciale"

Sport

Gazeta Express

01/06/2026 15:29

Drita e prezanton Igball Jasharin me një video speciale

Sport

Gazeta Express

01/06/2026 15:29

Igball Jashari është përforcimi më i ri i FC Dritës.

Kampionia e Kosovës e ka bërë një prezantim special të nipit të komandantit legjendar, Adem Jashari, përmes faqes së vetë zyrtare.

Mirë se vjen, Igball Jashari! Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Igball Jashari është përforcimi më i ri i FC Dritës. Igballit i urojmë mirëseardhje në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkroi klubi gjilanas.

Futbollisti ofanziv, pas eksperiencës pozitive tek Drenica, do ta bëjë hapin e radhës në Gjilan, ku do ta ketë mundësinë të luajë edhe në garat evropiane.

Më herët, Jashari ishte pjesë e FC Prishtinës, por edhe e Kosovës U-21. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement