Ismaili "Me Letra Çelë": Albin Kurti u dha mundësi edhe pasardhësve të kolonëve serbë të marrin shtetësinë e Kosovës - Gazeta Express
string(113) "ismaili-me-letra-cele-albin-kurti-u-dha-mundesi-edhe-pasardhesve-te-koloneve-serbe-te-marrin-shtetesine-e-kosoves"

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 14:30

Ismaili “Me Letra Çelë”: Albin Kurti u dha mundësi edhe pasardhësve të kolonëve serbë të marrin shtetësinë e Kosovës

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 14:30

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, në serinë e tij “Me letra çelë”, ka folur për Ligjin për Shtetësi, duke e cilësuar si një prej skandaleve më të mëdha ndonjëherë që janë bërë nga qeverisja e Albin Kurtit.

Ismaili tha se një dispozitë e këtij ligji u hap rrugë për të marrë shtetësinë e Kosovës edhe personave që kanë qenë në Kosovë gjatë periudhës së viteve të luftës, si dhe pasardhësve të tyre, duke përfshirë, siç u shpreh ai, edhe “kolonë serbë” e pjesëtarë të aparatit dhunues të Serbisë.

“Secili kolon serb, secili kriminel, edhe ai milici që në Kosovën e vitit 1998 ishte pjesë e aparatit dhunues të Serbisë, tash ka të drejtë të marrë shtetësinë e Kosovës, po jo veç ai, por edhe pasardhësit e tij”, ka thënë Ismaili.

Ai ka kritikuar edhe zhvillimet lidhur me njohjen e pasaportave serbe për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian, duke thënë se kjo ka ndodhur me pajtimin e institucioneve të Kosovës dhe paraqet, sipas tij, një kompromis jashtëzakonisht të rëndë për shtetin.

“Qysh ndodh që kryeministri që na prezantohet si i pakompromis, e pranoi kompromisin më të madh ndonjëherë?”, ka pyetur Ismaili.

Sipas tij, Qeveria Kurti ka ndërtuar imazh publik mbi dramatizim dhe iluzion force, ndërsa në përmbajtje ka prodhuar dobësim institucional dhe kompromise tejet të dëmshme për Kosovën.

“Ka ardhur koha ta ndërrojmë qeverisjen kinse pa kompromis me letra, por me kompromise tejet të dëmshme për shtetin”, ka thënë Ismaili në videon e publikuar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement