Atletja e Kosovës, Gresa Bakraqi, ka arritur një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Shteteve në Zhvillim, që u mbajt në Monako.
Bakraqi siguroi vendin e dytë në disiplinën e 1500 metrave, duke i sjellë Kosovës një tjetër rezultat të vlefshëm në atletikën evropiane, transmeton albinfo.ch.
Gresa, bursiste e KOK-ut në rrugëtimin drejt LA 28 shkëlqeu në disiplinën 1500 metra, duke përfunduar e vetmja në podium nga garuesit tanë.
Ky sukses vlerësohet si dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së vazhdueshme të sportistëve kosovarë, të cilët po vazhdojnë të përfaqësojnë vendin me dinjitet në garat ndërkombëtare.