Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Ai tha se mirëpret përpjekjet e vendosura për të arritur sa më shpejt një marrëveshje me Teheranin.
Macron, në një postim në platformën X, deklaroi Franca është gati të mbështesë dhe kontribuojë në sigurimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit.
“Thashë se jemi të gatshëm t’i mbështesim plotësisht këto përpjekje dhe të marrim pjesë plotësisht në zbatimin e tyre. Ky është kuptimi i misionit ndërkombëtar që kemi krijuar me britanikët dhe partnerët tanë, gati për t’u vendosur sapo të përfundojë marrëveshja, me qëllim që të kontribuojë në sigurimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit”, tha Macron.