Blerim Kuçi, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet thotë se resurset e Kosovës janë të mëdha për të qenë energjia elektrike “ndoshta edhe tri herë më lirë sesa sot”.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të një qytetari, Kuçi tha se Kosova ka potencial thëngjillin.
“Shtetet të cilat janë të pasura me naftë, aty çmimi i naftës është shumë i vogël. Ne e kemi këtë potencial. Jemi shumë të pasur me thëngjill që është bazamenti ynë për të krijuar energji”, tha ai.
“Në qoftë se nafta në një shtet që është prodhues i madh është tre herë më lirë sesa në një vend tjetër, pse të mos jetë edhe enrgjia këtu? Ne e kemi atë mundësi dhe duhet ta shfrytëzojmë”.