Në Palm Springs të Kalifornisë është shënuar një rekord i ri botëror, pasi më shumë se 1,000 persona u mblodhën të veshur si Marilyn Monroe për të festuar 100-vjetorin e lindjes së ikonës së Hollivudit.
Pjesëmarrësit, të veshur me fustanin e bardhë karakteristik dhe paruke bionde, krijuan një skenë simbolike në nder të një prej figurave më të njohura të historisë së kinemasë amerikane.
Sipas organizatorëve, ky aktivitet përfaqëson një homazh të veçantë për trashëgiminë artistike dhe ndikimin kulturor të Marilyn Monroe, e cila vazhdon të mbetet një ikonë globale edhe dekada pas vdekjes së saj.
Ngjarja ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si tubimi më i madh i njerëzve të veshur si aktorja legjendare, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 254 pjesëmarrësish të vendosur në Australi në vitin 2020.
Gjatë eventit u zhvilluan aktivitete të ndryshme, muzikë dhe sesione fotografike, ku pjesëmarrësit rikrijuan stilin që e bëri Marilyn Monroe një simbol të përjetshëm të Hollywood-it.