Nga sot, në Kosovë ndalohet pagesa kesh mbi 2 mijë euro - Gazeta Express
string(54) "nga-sot-ne-kosove-ndalohet-pagesa-kesh-mbi-2-mije-euro"

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 8:38

Nga sot, në Kosovë ndalohet pagesa kesh mbi 2 mijë euro

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 8:38

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se duke filluar nga sot, pagesat në vlerë mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk do të mund të kryhen më me para të gatshme.

Sipas njoftimit, të gjitha transaksionet që e kalojnë këtë shumë duhet të realizohen vetëm përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës

“Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen me para gatshme dhe duhet të realizohen vetëm përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës. Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat. Mos paguani cash mbi limitin e lejuar”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement