Marquinhos zbulon se çka i tha Gabrielit, pasi ky i fundit e humbi penalltinë vendimtare ndaj PSG-së - Gazeta Express
string(99) "marquinhos-zbulon-se-cka-i-tha-gabrielit-pasi-ky-i-fundit-e-humbi-penalltine-vendimtare-ndaj-psg-se"

Futboll

Gazeta Express

31/05/2026 21:40

Marquinhos zbulon se çka i tha Gabrielit, pasi ky i fundit e humbi penalltinë vendimtare ndaj PSG-së

Futboll

Gazeta Express

31/05/2026 21:40

Kapiteni i Paris Saint-Germainit, Marquinhos, ka zbuluar se çfarë i tha mbrojtësit të Arsenalit, Gabriel Magalhãesit, pasi ky i fundit humbi penalltinë vendimtare në finalen e Ligës së Kampionëve.

PSG u bë vetëm skuadra e dytë në histori, pas Real Madridit, që arrin ta mbrojë titullin e Ligës së Kampionëve, duke fituar 4-3 me penallti ndaj Arsenalit pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt dhe vazhdime.

Kai Havertzi kaloi Arsenalin në epërsi pas vetëm gjashtë minutash, por më pas Cristhian Mosquera shkaktoi penallti ndaj Khvicha Kvaratskhelias.

Fituesi i Topit të Artë, Ousmane Dembélé, realizoi nga pika e bardhë për ta barazuar rezultatin.

Pas një serie dramatike penalltish, Gabrieli humbi goditjen e pestë dhe vendimtare të Arsenalit, duke e dërguar topin mbi portë dhe në tribunat e stadiumit “Puskás Aréna”.

Ndërsa lojtarët e PSG-së festonin triumfin, Marquinhos zgjodhi të ngushëllonte bashkëkombësin e tij brazilian.

Të dy pritet të ndajnë së shpejti dhomën e zhveshjes te Brazili në Kupën e Botës.

Duke folur pas ndeshjes, Marquinhos tregoi se humbja e penalltisë nga Gabrieli i kujtoi momentin kur ai vetë humbi penalltinë ndaj Kroacisë në Kupën e Botës 2022.

“Sapo ai humbi penalltinë, m’u kujtua se si u ndjeva unë kur humba ndaj Kroacisë dhe u eliminuam nga Kupa e Botës. Ishte një moment shumë i vështirë për të, një përgjegjësi e madhe. Kam kaluar vetë nëpër atë situatë dhe e di sa e vështirë është kur të ndodh diçka e tillë si lojtar. Duhet të jesh shumë i fortë për ta kaluar një moment të tillë dhe e di sa e vështirë është”, tha ai.

“Gabrieli dëshironte shumë ta fitonte këtë trofe dhe e ndiente të gjithë atë presion, duke e ditur se nëse gabonte, ëndrra do të merrte fund për të dhe ne do të shpalleshim kampionë. Prandaj desha të shkëputesha për disa minuta nga festimet, ta përqafoja dhe t’i uroja më të mirat. I thashë se edhe unë kam kaluar nëpër atë moment dhe e di sa i vështirë është, por se ai do të rikthehet më i fortë, shtoi braziliani.

“Gabrieli ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me Arsenalin, ka treguar se është një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe i ka dëshmuar të gjithëve se është një lojtar i madh. Ai nuk e meritonte që e gjithë pesha e asaj humbjeje të binte mbi supet e tij. Dhe te Brazili kemi nevojë për të në Kupën e Botës. Thjesht doja ta përqafoja, t’i tregoja sa shumë e vlerësojmë dhe ta përgëzoja për gjithçka tjetër që ka bërë këtë sezon”, e mbylli kapiteni i PSG-së./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement