San Antonio e mposht Oklahoman për ta arritur finalen e madhe të NBA - Gazeta Express
string(68) "san-antonio-e-mposht-oklahoman-per-ta-arritur-finalen-e-madhe-te-nba"

Basketboll

Gazeta Express

31/05/2026 14:01

San Antonio e mposht Oklahoman për ta arritur finalen e madhe të NBA

Basketboll

Gazeta Express

31/05/2026 14:01

San Antonio do të diskutojë titullin kampion të NBA përballë New Yorkut. Skuadra teksane u shpall kampione e Konferencës së Perëndimit pasi mundi kampionët në fuqi të turneut, Oklahoma City Thunder.

Ishte një duel që këroi zhvillimin e ndeshjes së 7 me skuadrën e Spurs që arriti ta fitojë atë me rezultatin 111-103 për të mbyllur serinë e ndeshjeve finale të Konferencës së Perëndimit me rezultatin 4-3.

Padyshim që protagonisti absolut për San Antonion ishte Victor Wembanyama që u shpall edhe Lojtari më i mirë i playoffit të NBA.

Basketbollisti i Spurs, që është shpallur edhe mbrojtësi më i mirë i kampionatit në këtë sezon, dhe debutuesi më i mirë në 2024, në moshën 22 vjeçare vazhdon të akumulojë çmime individuale në eksperiencën e tij të parë në playoff.

Finalja e madhe e NBA e këtij viti vë përballë skuadra që kanë vite që nuk arrijnë në këtë fazë. Ndërsa San Antonio kthehet në aktin final të kampionatit më spektakolar të basketbollit pas 12 vitesh, New York kthehet në Finalen e Madhe pas 27 vitesh.

Advertisement
Advertisement
Advertisement