I dërgonte ish-bashkëshortes video duke gjuajtur me armë, ndalohet për 48 orë - Gazeta Express
string(76) "i-dergonte-ish-bashkeshortes-video-duke-gjuajtur-me-arme-ndalohet-per-48-ore"

Lajme

Gazeta Express

31/05/2026 8:39

I dërgonte ish-bashkëshortes video duke gjuajtur me armë, ndalohet për 48 orë

Lajme

Gazeta Express

31/05/2026 8:39

Policia ka iniciuar rast në Obiliq lidhur me dyshimet se një burrë kishte kanosur vazhdimisht ish-bashkëshorten e tij.

Sipas informacioneve, i dyshuari dyshohet se i kishte dërguar ankueses video nga poligoni i qitjes, ku shihej duke gjuajtur me armë, si dhe fotografi me armë zjarri.

Gjatë hetimeve është intervistuar edhe një dëshmitar. Po ashtu, dyshohet se i dyshuari vazhdimisht e ka kërcënuar dhe shqetësuar edhe nënën e tij, e cila jeton jashtë vendit.

I dyshuari fillimisht i është nënshtruar kontrollit mjekësor, ndërsa me udhëzim të QKMF-së është dërguar për konsultë me psikiatër në repartin e Neuropsikiatrisë.

Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar se videot e përmendura ia kishte dërguar ankueses. Sipas Policisë, i dyshuari posedonte edhe dokumentacion dhe raporte të mëhershme nga psikiatri.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

KANOSJE /DHUNË NË FAMILJE/ Obiliq / 26.05.2026 – NN. Dyshohet se ish bashkëshorti  vazhdimisht e kishte kanosur ankuesen f/k duke i dërguar video në poligon të shenjtërisë duke gjuajtur me armë, duke i dërguar foto me armë zjarri. Në lidhje me rastin është intervistuar një dëshmitar, dyshohet se i dyshuari vazhdimisht e kërcënon dhe shqetëson edhe nënën e tij (e cila jeton jasht vendit), Të dyshuarit iu ka bërë kontroll mjekësor, me udhëzimi të QKMF-së i njëjti me pas është dërguar në Neuropsikiatri për konsulte me psikiatër. I dyshuari është intervistuar në prezencë të Avokatit Mbrojtës ku ka pohuar se videot e lartcekura ia kishte dërguar ankueses, vlen të ceket se i dyshuari posedonte dokumentacion/raporte të mëhershme të psikiatrit. Me urdhër të prokurorit është inicuar rast Kanosja (në kuadër të Dhunës në Familje) ndërsa i dyshuari dërgohet në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement