Vjosa Osmani: Gratë ruajtën identitetin e mbajtën familjen kur kombi kalonte kohë të errëta, Kosova fiton kur udhëheq gruaja - Gazeta Express
string(122) "vjosa-osmani-grate-ruajten-identitetin-e-mbajten-familjen-kur-kombi-kalonte-kohe-te-erreta-kosova-fiton-kur-udheheq-gruaja"

Zgjedhjet

Gazeta Express

30/05/2026 18:00

Vjosa Osmani: Gratë ruajtën identitetin e mbajtën familjen kur kombi kalonte kohë të errëta, Kosova fiton kur udhëheq gruaja

Zgjedhjet

Gazeta Express

30/05/2026 18:00

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ndarë fjalimin e saj para grave me të cilët është takuar sot, së bashku me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Osmani, ka thënë se gratë, kanë mbajtur familjen bashkë dhe kanë ruajtur identitetin kombëtarë, kur kombi kalonte kohët e errëta.

‘‘Ajo që ruajti identitetin tonë kombëtar kur koha e sfidoi, ajo që e mbajti familjen bashkë kur kombi ynë kalonte kohët më të errëta në historinë e vet. Gratë aktiviste që ngritën zërin edhe kur iu rrezikohej jeta. Gratë të cilat sakrifikuan edhe jetën për lirinë, pavarësinë tonë. Në çdo etapë ka qenë gjithmonë një dorë gruaje që ka ngritur, ndërtuar, shëruar që ka udhëhequr  e mbi të gjitha që ka frymëzuar’’, ka deklaruar ajo mes tjerash.

Postimi:

Kur ngritet gruaja, lartësohet familja.

Kur fuqizohet gruaja, forcohet shteti.

Kur udhëheq gruaja, fiton Kosova.

Advertisement
Advertisement
Advertisement