Gordoni i thotë fjalët e para si lojtar i Barçës në spanjollisht: E dua Championsin e gjashtë - Gazeta Express
string(92) "gordoni-i-thote-fjalet-e-para-si-lojtar-i-barces-ne-spanjollisht-e-dua-championsin-e-gjashte"

Futboll

Gazeta Express

29/05/2026 23:35

Gordoni i thotë fjalët e para si lojtar i Barçës në spanjollisht: E dua Championsin e gjashtë

Futboll

Gazeta Express

29/05/2026 23:35

Barcelona e prezantoi sot zyrtarisht Anthony Gordonin si lojtar të ri të klubit dhe ai befasoi të gjithë që në minutat e para me një spanjollishte shumë të rrjedhshme, të cilën, siç shpjegoi vetë, e ka mësuar që në fëmijëri.

Arsyeja: ai gjithmonë ka besuar se një ditë do të përfundonte duke luajtur për klubin katalanas, shkruan “Gazeta Express”.

“Flas spanjollisht sepse që kur isha fëmijë kam besuar se do të përfundoj te Barça. Gjithashtu në Newcastle kisha një fizioterapist spanjoll dhe kam praktikuar me të”, tha ai, duke habitur të gjithë të pranishmit.

Pak futbollistë mbërrijnë në një klub duke e ditur gjuhën përpara se të firmosin.

Kjo bie në kontrast, për shembull, me Hansi Flickun, i cili ende i mban konferencat për shtyp në anglisht, pavarësisht se ka jetuar në Barcelonë për dy vite.

Kur u pyet për objektivat e tij, Gordoni zgjodhi Ligën e Kampionëve.

“Nëse duhet të zgjedh një trofe, do të doja të fitoj Champions të gjashtë”, tha Gordoni tutje.

Anglezi kaloi nga Newcastle në Barcelonë për shumën e 70 milionë eurove, plus bonuset e që mund të shkojë deri në 80 milionë euro./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement