Atlético de Madridi ka ironizuar me Barcelonën këtë të premte përmes llogarisë së tij zyrtare në “X”, duke publikuar disa mesazhe me tone tallëse ku “fantazonte” për transferimet e Lamine Yamalit, Pedri Gonzálezit dhe Raphinhas, në kontekstin e interesimit të klubit katalanas për të transferuar Julián Álvarezin, si dhe një oferte të supozuar për sulmuesin, të cilën klubi madrilen e mohon se e ka marrë.
Por nuk u ndal vetëm me kaq.
Atlético publikoi edhe një video, tashmë të njohur në botën e “meme-ve”, ku shfaqet një qen Golden Retriever në një safari, me një mask të vendosur artificialisht si luan, duke e bërë të duket në mënyrë komike si kafshë e egër që sulmon turistët.
Në video, me sloganin “kur Barça përpiqet të transferojë një nga lojtarët e tu”, “luani” i afrohet turistëve (që përfaqësojnë Atléticon), por më pas zbulohet se në realitet është një qen i zakonshëm kur i hiqet maska – duke e kthyer skenën në një moment humori.
— Atlético de Madrid (@Atleti) May 29, 2026
Nuk është hera e parë që Atlético de Madridi publikon “meme” të tilla kundër Barcelonës.
Edhe më parë, pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve, kishte përdorur një video të ngjashme ku një luan i egër rezultonte të ishte një qen i vogël, të shoqëruar me mesazhin “Dame un grrrrr”, duke ironizuar pritshmëritë e larta të Barcelonës që nuk u përmbushën në fushë, si edhe në eliminimin e mëhershëm në Kupën e Mbretit ndaj Atléticos./GazetaExpress/
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...