Zana Avdiu, ka dhënë komentet e saj lidhur me fushatën e partive për zgjedhjet e 7 qershorit.
E ftuar në Pressing në T7, Avdiu, duke analizuar tubimet e VV’së, ka thënë se lideri i kësaj partie, Albin Kurti, nuk është më i afërt me qytetarët, dhe se ai, bllokohet nga rojet e tij.
‘’Nuk janë siç paraqiten në rrjete sociale, nëse je live e sheh ka hapësira të mëdha në vendet ku organizohen tubimet. Du me nis prej VV’së, nuk ishte një tubim shumë i madh i zgjerun, ishte me struktura, militantë, aktivistë, kandidatë, familjarë, nuk ishin gjithë kandidatët. Nëse e shihni videon edhe gjatë kohës sa folke Albin Kurti, ka pasur largim të madh të qytetarëve. Kurti në të gjitha tubimet vjen më së paku 30 minuta me vonesë, e më së shumti deri 1 orë e gjysmë. Është shumë larg qytetarëve, Albin Kurti nuk është më afër qytetarëve. Vjen me përcjellje të zgjeruar deri në pesë vetura. Sot ka bllokim prej rojeve të tij, prej zyrtarëve që e përcjellin. Te LDK edhe këta po mundohen me bë tubime të mëdha si ’VV’ja. Janë grupe të cilat janë organizu, strukturat. Ajo çka jep te LDK më shumë entuziazëm është edhe bashkimi i Vjosës me LDK e bën njëfar ndryshimi të fushatës’’, ka thënë ajo mes tjerash, përcjell Gazeta Express.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...