Është hedhur sot shorti për sportet ekipore, pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, të cilat mbahen në Taranto të Italisë prej 21 gusht deri më 3 shtator.
Ekipi mesdhetar i Kosovës do të paraqitet në të gjitha sportet ekipore dhe atë në të dyja konkurrencat përfshirë futbollin (meshkujt U21, vajzat U18), volejbollin, hendbollin dhe basketbollin 3×3.
Vëmendja kryesore e shortit bie te basketbolli 3×3 për meshkuj, ku Kombëtarja e Kosova është shortuar në grupin C së bashku me Serbinë, Turqinë dhe Portugalinë. Ky grup pritet të jetë një nga më të fortët dhe më të vëmendshëm të turneut, sidomos për shkak të përballjes Kosovë–Serbi në një kompeticion shumëpalësh si Lojërat Mesdhetare.

Kombëtarja e futbollit U21 do të jetë në grupin B, bashkë me mikpritësin Italia, Shqipërinë dhe Algjerinë.
Vajzat U18 po ashtu ndodhen në grupin B, bashkë me Italinë dhe Slloveninë.
Tek djemtë marrin pjesë tetë kombëtare, ndërsa tek vajzat shtatë.
Kombëtarja e hendbollit në konkurrencën e meshkujve është në grupin A, të cilin e përbëjnë edhe Italia, Egjipti dhe Portugalia, ndërsa vajzat do të luajnë me të gjitha skuadrat pjesëmarrëse si: Italia, Algjeria, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Tunizia.
Vajzat e volejbollit u shortuan në grupin B, bashkë me Turqinë, Greqinë, Algjerinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Tek djemtë e volejbollit janë katër grupe me tri kombëtare, ndërsa Kosova bënë pjesë në atë C, bashkë me Spanjën dhe Francën.
Edhe në basketboll janë katër grupe, ndërsa vajzat e Kosovës ndodhen në grupin C, të cilin e përbajnë edhe Italia dhe Greqia./GazetaExpress/
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...