Barcelona ka intensifikuar interesimin për Julian Alvarezin, por kjo histori transferimi ka marrë një kthesë të pazakontë pasi Atletico Madridi reagoi publikisht në rrjetet sociale me ironi ndaj spekulimeve.
Sipas raportimeve, Barcelona ka hapur negociata për sulmuesin argjentinas dhe ka paraqitur një ofertë fillestare prej rreth 100 milionë eurosh, por kjo nuk është pranuar nga Atletico Madridi.
Sipas Fabrizio Romanos, klubi madrilen nuk ka ndërmend të pranojë këtë vlerësim, ndërsa nga ana tjetër thuhet se vetë lojtari dëshiron të largohet.
Ndërsa spekulimet u shtuan, Atletico Madridi reagoi në mënyrë të pazakontë duke përdorur llogaritë zyrtare në rrjete sociale për të ironizuar Barcelonën dhe raportimet e transferimit.
Klubi fillimisht njoftoi se do të publikonte një deklaratë për “dezinformim”, e më pas publikoi postime satirike në stilin e Fabrizio Romanos, përfshirë mesazhe të rreme “HERE WE GO” dhe oferta humoristike si bileta koncerti, abonime gazetash dhe sende të tjera simbolike.
HERE WE GO! Hemos enviado un fax al @FCBarcelona_es con nuestra oferta de traspaso: 4 entradas para el concierto de Bad Bunny de mañana, una suscripción anual al ABC y una bolsa de pipas. Esperamos ansiosos la respuesta para preparar el ‘announce’. pic.twitter.com/e0J7mPljHa
— Atlético de Madrid (@Atleti) May 29, 2026
Atletico Madridi madje publikoi edhe imazhe të edituara të Lamine Yamalit dhe Pedrit me fanellën e tyre, si pjesë e ironisë ndaj thashethemeve.
Më pas, klubi e vazhdoi satirën duke deklaruar se një ofertë tjetër “ishte përmirësuar” dhe më vonë publikoi edhe një tjetër postim ironik duke theksuar se gjithçka ishte vetëm për të treguar sa lehtë përhapen lajmet e rreme në futboll.
Në të njëjtën kohë, Atletico Madridi ka mohuar kategorikisht çdo marrëveshje ose takim zyrtar për largimin e Alvarezit.
Sipas burimeve të cituara nga “Mundo Deportivo”, një zyrtar i klubit e quajti lajmin “vetëm një gënjeshtër”, duke shtuar se “Juliani nuk është në shitje”.
Fabrizio Romano ka deklaruar se oferta fillestare e Barcelonës ka hapur negociata, por Atletico e ka refuzuar vlerësimin.
Ndërkohë, raportohet se Barcelona mund të kthehet me një ofertë të përmirësuar që mund të arrijë deri në 135 milionë euro me bonuse.
Për momentin, Atletico Madridi vazhdon të mohojë publikisht çdo marrëveshje, ndërsa Barcelona mbetet e interesuar.
Historia e transferimit të Julian Alvarezit pritet të vazhdojë të zhvillohet gjatë verës./GazetaExpress/
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...