Vataj: Ndërtimi, shtylla kryesore e ekonomisë në Kosovë - Gazeta Express
string(53) "vataj-ndertimi-shtylla-kryesore-e-ekonomise-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2026 19:36

Vataj: Ndërtimi, shtylla kryesore e ekonomisë në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

29/05/2026 19:36

Valon Vataj, pronar i kompanisë “KAWA Group” dhe kryetar i Shoqatës së Ndërtimeve në Kosovë, në EURO n’T7 ka thënë se shoqata ka pushuar të gjitha aktivitetet publike për të mos u bërë pjesë e fushatave të partive politike.

Ai ka thënë se sektori i ndërtimeve mbetet shtylla kryesore e ekonomisë në vend për shkak të volumit të madh të investimeve dhe po ashtu numrit të madh të të punësuarve, që e kalojnë shifrën mbi 100 mijë punëtorë.

Sipas tij, Kosova është vend atraktiv për investime edhe për shkak të normave të volitshme të tatimeve, por sipas tij ky sektor ballafaqohet edhe me probleme të mëdha administrative dhe ligjore.

“Ne e kemi problem bazën ligjore. Për shembull, në vitin 2013 është nisur procesi i hartave zonale dhe jemi në vitin 2026, ndërsa pjesa dërrmuese e komunave nuk kanë harta zonale. Mungesa e hartave zonale është problem shumë i madh, sepse nuk mund as të tërheqim investime të huaja për shkak se mungon baza ligjore. Si investitorë direktë kemi mbi 50 mijë të punësuar, ndërsa indirekt në sektorin e ndërtimeve punojnë mbi 100 mijë qytetarë tanë”, ka thënë Vataj.

Vataj po ashtu ka folur edhe për premtimet e mëdha të partive politike gjatë fushatës zgjedhore për këtë sektor, që nga miratimi i hartave zonale e deri te procesi i legalizimit, i cili po mban të bllokuara miliarda euro pasuri të patundshme.

“Nëse flet tash me politikanë të ndryshëm dhe bën kërkesa në emër të Shoqatës së Ndërtimeve, të gjithë kanë me të thënë po e bëjmë, por pas fushatës ato do të mbesin vetëm si premtime në të shumtën e rasteve. Politikanët nuk e kanë problem që pas fushatës të ballafaqohemi në debate apo edhe protesta. Po krijohet shumë zhurmë dhe qasja e tyre nuk është e duhura për t’i zgjidhur problemet”, ka shtuar Vataj.

Vataj ka thënë se Kosova ka potencial të madh zhvillimi, por që duhet adresuar dhe zgjidhur baza ligjore, e cila shumë herë po del të jetë pengesë për zhvillim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement